Cakaj: Mbarëvajtja është rëndësishme aq sa mbajtja e zgjedhjeve

Shqipëria

Cakaj: Mbarëvajtja është rëndësishme aq sa mbajtja e zgjedhjeve

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 11:59
Gent Cakaj

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtmë të Shqipërisë, Gent Cakaj, deklaroi se mbarëvajtja e zgjedhjeve vendore është pothuajse aq e rëndësishme sa mbajtja e tyre kësaj radhe.

Ai tha se nuk duhet të ketë asnjë pengesë në të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur dhe se sjellja e përgjegjshme, paqësore dhe e qetë e gjithsecilit është detyrim qytetar dhe detyrim kombëtar.

“Rëndësia e zgjedhjeve të sotme është e dyfishtë. Nga njëra anë, manifestimi i vullnetit të lirë me të drejtën e votës për të zgjedhur strukturat e pushtetit vendor dhe, nga ana tjetër, dhënia e një shembulli historik se qëndrueshmëria e institucioneve dhe kalendari kushtetues i Shqipërisë është përmbi llogaritë e ngushta të çfarëdo partie politike”, tha Cakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat