Nga kutia e bananeve te policët e diktaturës, demokratët ‘votojnë’ në rresht jashtë qendrës së votimit

Shqipëria

Nga kutia e bananeve te policët e diktaturës, demokratët ‘votojnë’ në rresht jashtë qendrës së votimit

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se pjesëmarrja e votimeve deri në orën 11:00 është afërisht 12%.

Por duket se në këtë përqindje nuk janë marrë parasysh mbështetësit e opozitës. Protestues të opozitës pranë shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë, kanë organizuar zgjedhje edhe jashtë qendrës së votimit.

Në një kuti bananesh që është improvizuar si kuti votimi, mbështetësit e opozitës kanë ironizuar votimet që kryen në këtë KZAZ. Për të ironizuar akoma më shumë procesin e zgjedhjeve, mbështetësit e opozitës kishin vendosur që në ruajtje të ‘kutive të votimit’ të vendosnin Policë me uniforma me atë të kohës së diktaturës.

Ashtu siç edhe ka deklaruar opozita përgjatë gjithë ditës së sotme do të bëj gjithçka për të tallur procesin zgjedhor dhe për të treguar se e gjitha është një farsë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat