Sot, Shqipëria më e ndarë se kurrë…

Shqipëria

Sot, Shqipëria më e ndarë se kurrë…

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 15:42
Kastriot Islami

Nga Kastriot Islami

Në 2015 pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rreth 47 për qind….mbi gjysma, pra rreth 53 për qind nuk morën pjesë në votime… Rreth gjysma e tyre janë emigrantë kurse gjysma tjetër nuk ka shkuar të votojë se nuk kanë besim te politika…

Por sidoqoftë zgjedhjet ishin pluraliste, konkurruese, gjithëpërfshirëse… natyrisht me shumë probleme e parregullsi…

Ata 47 përqind që morën pjesë në zgjedhje u ‘dalluan’ mes tyre ideologjikisht… në të qeverisë dhe në të opozitës…

45 bashki i fitoi maxhoranca dhe 16 opozita…Situata sot në 30 qershor duket tmerrësisht më e rënduar, tejet e përkeqësuar… vendi më i ndarë se kurrë…

Numri i shqiptarëve që mund të votojnë është deklaruar rreth 3.5 milion…

Sot do të jetë pjesëmarrja më e ulët në historinë e Shqipërisë…

Sot nuk do të ketë zgjedhje por votime…

Sot votimet do të jenë moniste…pluralizmi i lindur me shumë vështirësi në 1990 është goditur për vdekje…

Sot do të jetë dita e votimeve më e tensionuar se çdo herë tjetër…

Sot sepse nuk ka zgjedhje por votime, Shqipëria është edhe më e ndarë se kurrë më parë…

Sot si 30 vjet më parë nuk do të ketë kandidatë të opozitës në lista…

Sot si 30 vjet më parë të gjithë drejtuesit e qeverisë kanë votuar të frikësuar para kamerave televizive…

Sot si 30 vjet më parë policia me uniformë dhe e maskuar janë kudo prezentë…

Sot si 30 vjet më parë e nesërmja është e krejtësisht e pasigurtë…për të gjithë…

Më shumë se një e katërta e shqiptarëve janë emigrantë dhe nuk vijnë të votojnë…

Me shumë se një e katërta e shqiptarëve kanë prej vitesh që nuk votojnë se s’kanë besim te politika…

Këtë radhë më shumë se e një e katërta do ti bojkotojnë këto votime duke i cilësuar ‘moniste’, të dhunuara, të vjedhura…

Vetëm më pak se një të pestën e shqiptarëve po i detyrojnë dhe imponojnë të shkojnë të votojnë dhe nuk dihet nëse do të arrijnë të hedhin votën e tyre…

30 qershori do të shënohet si dita më e zezë pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri…

30 qershori do të mbahet mënd si dita e goditjes së rëndë të opozitës…

30 qershori do të mbetet në memorien e shqiptarëve si dita e sulmit të ashpër mbi demokracinë dhe pluralizmin…

30 qershori do të kujtohet si dita e hajdutëve e kriminelëve që tentuan të mbanin peng vendin duke ndarë shqiptarët…

30 qershori do të fiksohet si dita ku në më shumë se gjysmën e njësive vendore kishte vetëm një kandidat dhe rezultati ishte paravendosur në tavolinë në favor të qeverisë…

30 qershori do të kujtohet gjatë që zgjedhjet në një vend të NATO dhe kandidat të BE nuk pranoi ti monitoronte Këshilli i Europës….pra që komuniteti ndërkombëtar ishte tejet i ndarë për të të sotmen e Shqipërisë duke krijuar dyshime tek mbi 80 përqind e shqiptarëve edhe për të ardhmen e saj demokratike, pluraliste, europiane…. ???!! (larg qoftë)…

Shpresoj shumë dhe kam besim se nesër do të jetë ndryshe…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat