Manjani: Pasi votoi monizmin, Bamir Topi na fton të reflektojmë! Shumë turp!

Shqipëria

Manjani: Pasi votoi monizmin, Bamir Topi na fton të reflektojmë! Shumë turp!

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 16:00
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ndaj thirrjes së kreut të FRD-së Bamir Topi që politika të reflektojë për hapat që ndërmerr.

Përmes rrjeteve sociale, Manjani shprehet se një apel i tillë që behet pasi u bë pjesë e votimit monist, është shumë e turpshme për ish-Presidentin.

“Zoti Bamir Topi pasi votoi monizmin, na fton të reflektojmë.

Në fakt ka nja dy orë që po reflektoj, por kam ngecur tek pyetja: te cilat zgjedhje duhet të shkonim të votonim? Tek zgjedhjet e Avdylajve, të Agës e Keshit, apo çunave të Damianit e pordhaleceve të Ulsiut?!

Te cilat zgjedhje?!

Të KQZ-së që nxjerr rezultatin që në orën 10:00, apo të spacaturëve që shpërndajnë lekë edhe sot që si konkurron askush?! Shumë turp!”, shprehet Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat