PD: Kamikazët e KQZ gënjyen, numri i pjesëmarrësve në votime 10%

Shqipëria

PD: Kamikazët e KQZ gënjyen, numri i pjesëmarrësve në votime 10%

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 16:34
Foto

PD ka denoncuar se shifrat që po jep KQZ në lidhje me pjesëmarrjen në votime janë të falsifikuara.

Ivi Kaso në një deklaratë për mediat tha se numri i saktë i pjesëmarrjes së votueseve deri në orën 11:00 ishte 6% dhe jo 12% ndërsa në orën 15:00 ishte 10% dhe jo 15.5%.

Ivi Kaso: "Kemi falsifikim të pjesëmarrjes në votimet një partiake të paligjshme. KQZ është në krye të këtij operacioni manipulimi duke mashtruar shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar. 

Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi deri në orën 11 ka qenë 6% dhe 12% siç raportuan kamikazët e KQZ. Pjesëmarrja faktike deri në orën 15:00 ishte 10%."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat