Në Pogradec dhe Elbasan emigrantët vijnë për Zgjedhjet Vendore

Shqipëria

Në Pogradec dhe Elbasan emigrantët vijnë për Zgjedhjet Vendore

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 16:54

Ditën e sotme shumë emigrantë janë kthyer duke lënë punët e tyre, sepse i shohin shumë të rëndësishme këto zgjedhje.

Në qendrën e votimit Nr.8, në Pogradec shumë emigrantë nga vende të ndryshme janë kthyer për të dhënë voton e tyre.

Ata shprehen se janë kthyer për të votuar, sepse dëshirojnë që të kthehen sërish në Shqipëri, së bashku me fëmijët e tyre.

Edhe në Elbasan emigrantët sot janë kthyer për të votuar për kryetarët e rinj të Bashkive.

Ata shprehen se janë kthyer për një të drejtë që u takon dhe për të ndikuar sadopak në zhvillimin e Shqipërisë.

Pavarësisht se është folur shume ende nuk është bërë asnjë për të bërë të mundur votimin e emigrantëve aty ku jetojnë e punojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat