Me kostum dhe vello, çifti i ri në qendrën e votimit

Shqipëria

Me kostum dhe vello, çifti i ri në qendrën e votimit

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 16:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dita më e lumtur e jetës bëhet më e bukur kur voton. Një çift i ri ka vendosur t'i drejtohet kutive të votimit këtë të diel të 30 qershorit, duke marrë pak minuta nga ceremonia martesore e tyre.

Fotoja e çiftit është publikuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. 

Nën titullin "FOTO e Ditës", Balla e ka komentuar kështu:  "Photo of the Day: Një çift i ri ka lënë dasmën disa minuta për të shkuar në Qendrën e Votimit" -shkruan Balla. 

Kujtojmë që procesi zgjedhor për zgjedhjet vendore mbyllet  në orwn 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat