Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan “Bye bye Edi”

Shqipëria

Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan “Bye bye Edi”

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 20:28
Edi Rama

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas mbylljes së vendvotimeve në Shqipëri, ku në këto zgjedhje ka munguar opozita, ka thënë se 85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës, përcjell “Bota sot”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook e cila ka cekur se kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare, sipas saj, pjesëmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri.
 

Postimi i plotë:


85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën.
Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesëmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës.

Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve ?

P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat