“Dora ime është e shtrirë”/ Rama flet sërish për dialog

Shqipëria

“Dora ime është e shtrirë”/ Rama flet sërish për dialog

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 21:44
Edi Rama

Në deklaratën për mediat kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet që do të ketë me opozitën jashtë parlamentit, për të cilin tha se do të ketë dorën gjithmonë të shtrirë, por për një marrëveshje pa kushte.

Rama ka thënë se nëse duan paqe, paqe do kenë, por sipas tij reforma në drejtësi nuk negociohet dhe as diskutohet.

“Nëse duan paqe politike paqe do të kenë vetëm duke u tërhequr nga sulmet kundër Shqipërisë në gjuhë të huaj.

Nëse duan marrëveshje për Shqipërinë, marrëveshje do të kenë pa kushte. Dora ime është e shtrirë, reforma zgjedhore mbetet një sfidë e përbashkët me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare.

Kjo e fundit ka një karrige bosh në komision, ndërsa reforma në drejtësi nuk negociohet dhe as diskutohet por vetëm mbështetet. Nuk kam as deponimin minimal për asnjë pazar politik për ndjenjat e askujt”, ka thënë ai.

Më tej Rama shtoi se nuk do të ketë asnjë largim nga puna për personat që janë aktualisht në bashkitë që drejtoheshin nga të djathtët.

“Asnjë grua apo vajzë nuk do të largohet nga puna më bashkitë e djathta që nga sot u ka mbaruar mandati. Shqipëria e këtij 30 qershori nuk fitoi për të majtën, por fitoi për të drejtën.

Administratat e bashkive të djathta do të vlerësohen vetëm nga pikë shikimi i së drejtës. Ne duhet të reflektojmë menjëherë mbi nevojën urgjente të një përqafimi të sinqertë të të gjithë njerëzve mbi vlerat e meritës’, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat