Arta Dade flet një ditë pas zgjedhjeve: Rilindja solli disa “vese e praktika” që PS nuk i kishte

Shqipëria

Arta Dade flet një ditë pas zgjedhjeve: Rilindja solli disa “vese e praktika” që PS nuk i kishte

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 16:27
Arta Dade

Ish deputetja e PS-së Arta Dade ka folur këtë të hënë, një ditë pas zgjedhjeve, mbi situatën në PS.

Dade i ka kthyer një përgjigje Shpëtim Caushit teksa shkëmbenin opinione në Këshillin e Ambasadorëve në një grup të mbyllur.

Dade flet për “vese dhe praktika” që para ardhjes së Rilindjes, Partia Socialiste nuk i kishte.

“Ndjehem mirë personalisht që i kam kërkuar të largohet. Keqardhje për një forcë politike që ka pranuar të ulë zverkun nën këmbën e Edi Ramës e të Rilindjes që sollën në PS vese e praktika nga të cilat ne bënim kujdes të mbroheshim ndaj kundërshtarit. Ata që janë konformuar me të në një shkallë më të vogël kanë ngritur nepotizmin në sistem, kanë pranuar eliminimin e garës në parti, kanë heshtur për interesat e tyre meskine. Socialistët e sakrificës nuk kanë lidhje me asgjë që trupëzohet tek Edi Rama” – shkruan Dade në përgjigje të një mesazhi të Shpëtim Çaushit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat