Rama: Po s’e kuptove pse ke humbur, humbet prapë

Shqipëria

Rama: Po s’e kuptove pse ke humbur, humbet prapë

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 19:31
Edi Rama

Kryeministri Rama ka shkruar një status në Tuiter ku “këshillon” opozitën që të kuptojë arsyet e humbjes.

Në të kundërt, vijon Rama, humbet sërish, ndërsa shkruan se mazhoranca që ai drejton e ka kuptuar një gjë të tillë.

“Gjyshja ime thoshte po s’e kuptove pse ke humbur, s’e kupton dot pse tjetri ka fituar dhe humbet prapë. Ndërsa unë për vete kam mësuar që kur fituesi nuk kupton se ka fituar ngaqë dikush tjetër ka humbur, atëherë ai rrezikon ta humbasë fitoren e tij”, shkruan Kryeministri.

Ky reagim vjen një ditë pas votimeve për kryetar bashkie, ku Partia Socialsite po shkon drejt certifikimit të fitores në 61 bashki, si asnjëherë më parë, dhe me votime ku mungoi opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat