Lubonja: Raporti i OSBE, ishte i vaket, sa për të larë fytyrën

Shqipëria

Lubonja: Raporti i OSBE, ishte i vaket, sa për të larë fytyrën

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 22:01
Fatos Lubonja

“Raporti i OSBE, ishte i vaket, sa për të larë fytyrën. Këto zgjedhje treguan se kjo qeveri që ata e mbështetën qartësisht kishte mbështetje të ulët në popull.

Ndaj mendoj se u detyruan të nxirrnin këtë raport paraprak”.

Kështu deklaroi analisti Fatos Lubonja në një lidhje ‘skype’ me studion e News24 duke komentuar situatën politike dhe 30 qershorin.
Ai tha se shpëtimi nuk duhet pritur as nga OSBE e as nga SHBA por vetë shqiptarët.

“Në këto zgjedhje nuk u fut në veprim makineria e rëndë e manipulimit, blerja masive e votës me paratë e krimit. Nuk ka pasur interes tek ata që japin paratë për të hyrë rëndë në lojë.

Mbetet një formulë që e kam thënë se opozita është e dënuar që nëse do të marrë pushtetin, duhet të luftoje sistemin, jo thjesht Edi Ramën. Kjo opozitë duhet të shkojë tek njerëzit duke ndërruar sistemin e grabitjes së votës që Rama e ka çuar në nivelet më të larta. Opozita të kthehet në shërbimin ndaj qytetarëve dhe të ndahet nga oligarkët.
Në një vend normal shpëtimi nuk duhet pritur as nga OSBE, as nga SHBA por nga vetë shqiptarët. Një vend normal që i var shpresat tek OSBE dhe tek SHBA, nuk i meriton zgjedhjet normale. Le t’i japë sa të dojë mbështetje SHBA e OSBE qeverisë, nëse opozita kthehet nga qytetarët nuk ka SHBA që mund ta ndryshojë këtë vullnet”, tha Lubonja.

Sa i përket asaj që do ndodh me maxhorancën, Lubonja ktheu sytë nga Meta. Ai deklaroi se edhe gjykatat dhe prokuroritë do të jenë në shërbim të tij.

“Hapi tjetër më i mundshëm është largimi i Presidentit Meta që konsiderohet armik.
Mendoni që Gjykata Kushtetuese do jetë e pavarur?

Mendoni ju se ajo drejtësia në kuptimin e prokurorisë dhe gjykatës do të merret me vjedhjen e votës dhe krimin elektoral që ka kryer PS dhe do dënojë Gjiknurin, Ramën e kompani? Mendoni se Rama i bën këto që bën që të dënohet? I bëri që të mos dënohet, të jetë i paprekshëm.

Do përpiqet të ruajë fasadën, ata thonjtë që tha dje. Thonjtë e kësaj partie sa më fshehur por ama natën do i nxjerrë e do punojë që askush të mos ia marr pushtetin”, deklaroi Lubonja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat