Sherr mes Gent Cakajt dhe Mark Markut

Shqipëria

Sherr mes Gent Cakajt dhe Mark Markut

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 23:48
Ilustrim

Ministri Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj është përplasur këtë të hënë me analistin Mark Marku në emisionin Opinion. I pyetur për reagimin e ambasadës amerikane, e cila thekson se Ata që kundërshtojnë zgjedhjet të presin Gjykatën Kushtetuese, ministri i jashtëm në detyrë tha: Tek çështja e gjykatës është një situatë tjetër, reagimi i SHBA është se zgjedhjet e 30 qershorit njihen, po ashtu dhe reagimi i BE është se zgjedhjet pranohen dhe autoritetet duhet të ushtrojnë kompetencat.

Në debat e sipër ministri tha: “Pluralizmi politik nuk nënkupton pjesëmarrje aktuale të grupeve politike në zgjedhje, por garantimin e të gjitha mundësive që subjektet politike të marrin pjesë në zgjedhje”.

Kjo ka sjellë reagimin e analistit Mark Marku, që i tha ministrit se ai ishte duke cicëruar.

Mark Marku: S’ke turp… mos më ngre nervat! Po ta lesh me recitu atë.., ai po reciton, po ngatërrohet me të. Zotëri ty nuk të njoh fare as si ministër as si shtet unë ty. Unë nuk njih asnjë ministër të këtij shteti as kryeministrin pas kësaj që ka ndodh. Asnjë taks nuk do paguajë.

Gent Cakaj: Manifestimi arrogant dhe ofendimet qëndrojnë në proporcion të njëjtë me nivelin e inteligjencës. Zgjedhjet janë mbajtur me 39 subjekte pjesëmarrëse në zgjedhëse.

Mark Marku: Po ik ore… E kupton që po flet fjalë pa kuptim.

Gent Cakaj: Nëse Gjykata Kushtetuese vendos ndryshe do ketë respektim absolut të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat