BE-ja i pranon zgjedhjet në Shqipëri, mirëpo ka një kërkesë urgjente për qeverinë dhe opozitën!

Shqipëria

BE-ja i pranon zgjedhjet në Shqipëri, mirëpo ka një kërkesë urgjente për qeverinë dhe opozitën!

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 10:04
Edi Rama

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, ambasadori Lugi Soreca vlerëson se zgjedhjet lokale të 30 qershorit në Shqipëri u zhvilluan në një mënyrë përgjithësisht të qetë dhe të rregullt.

Ai shprehet se qeveria dhe opozita duhet të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në dialog

“Zgjedhjet lokale të zhvilluara në Shqipëri më 30 qershor u zhvilluan në një kontekst të ndarjes politike, por në një mënyrë përgjithësisht të qetë dhe të rregullt. Tani, qeveria dhe opozita duhet të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në dialog”, thekson ambasadori Soreca./Atsh/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat