Meta: Rama më kërcënoi me mesazh. Ja se çfarë më thotë

Shqipëria

Meta: Rama më kërcënoi me mesazh. Ja se çfarë më thotë

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 11:50
Ilir Meta, Edi Rama

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar një mesazh kërcënues që kryeministri Edi Rama i ka bërë nëpërmjet telefonit. “Nuk do gjesh më gjurmë LSI-je”.

“Shpirti im e di, se ca kam hequr unë për të shpëtuar LSI nga asgjësimi i marrëveshjes së 17 majit,

Ça më shkruan ky, nuk e kam zakon por do i nxjerrim. Më 18 shkurt:

‘Lulit i kam shkuar në fund të 2017 se pas zgjedhje lokale nuk do jetë kryetar partie, ndërsa ty po të shkruaj se pasi të mbarosh mandatin si President nuk do gjesh më gjurmë LSI-je’.

Pra i vjen keq edhe për mua edhe Lulit, mua kur nuk më erdhi keq për ditët e mia në PS në ditët e mia më të zeza, që Edi i gjuante me gurë, e bënte pis atë, nuk më vjen keq as për LSI se e bëra për të dhënë mundësi të rinjve si Gjosha, Panariti, Mehmeti të bëjnë diçka të mirë për vendin”, tha Meta./tch/

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat