Mbyllet numërimi në të 7 bashkitë e Qarkut Elbasan

Shqipëria

Mbyllet numërimi në të 7 bashkitë e Qarkut Elbasan

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 12:45
Foto

Ka përfunduar normalisht pa shënuar asnjë incident procesi i numërimit të votave në të gjithë qarkun e Elbasanit.

Gledian Llatja do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Elbasanit pas 12 viteve të Qazim Sejdinit. Gledian Llatja mori 38 mijë e 477 vota nga 40 603 votues gjithsej.

Në Bashkinë e Librazhdit Kastriot Gurra është konfirmuar për një mandate të dytë, duke marrë përsipër detyrën për të vazhduar më tej me zhvillimin e këtij qyteti. Kastriot Gurra mori 11 383 vota, rreth një mijë vota më shumë se viti 2015 kur PS garonte në koalicion për zgjedhjet vendore të atij viti.

Në Përrenjas LSI do të lerë bashkinë, e cila tashmë do të drejtohet nga Nuri Belba, deputeti i cili la mandatin për të garuar për Kryetar Bashkie. Nuri Belba mori 7054 vota kundrejt 538 vota që mori Myslim Karriqi nga Aleanca Kuq e Zi.

Në Gramsh Luljeta Dollani do tj’a lerë bashkinë Klodian Taçes, i cili deri më tani ka mbajtur postin e kryetarit të partisë së qytetit. Taçe mori 8471 vota kundrejt 611 vota që mori Sabri Ibrahimi nga Bindja Demokratike.

Cërriku tashmë do të drejtohet nga një djalë i ri, Andis Salla. Ai mori 6440 vota kundrejt 387 vota të Merita Xhikës nga Bindja Demokratike. Peqini shënoi një pjesëmarrje të ulët në këto zgjedhje. Nga 36 mijë e 729 zgjedhës që ishin thirrur për të votuar vetëm 19% prej tyre u paraqitën.

Në Belsh, Arif Tafani konfirmohet për një mandat të dytë radhazi. Në drejtimin e Tafanit dhe të PS, Belshi ka njohur një ndryshim të jashtëzakonshëm infrastrukturor, duke u shndërruar në një qytet turistik.

Peqini për katër vitet e ardhshme do të drejtohet nga Lorenc Tosku pas Sajmir Hasallës së PDIU. Peqini shënoi pjesëmarrjen më të ulët në zgjedhje në qarkun e Elbasanit, 18.4%. PS sheh një rritje të konsiderueshme në këto zgjedhje ku merr 15 mijë vota më shumë se viti 2017 kur garonte për zgjedhjet parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat