PD: Në bashkinë e Tiranës procesi u manipulua me 66 mijë votues

Shqipëria

PD: Në bashkinë e Tiranës procesi u manipulua me 66 mijë votues

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 15:01
Ivi Kaso

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka deklaruar se procesi i numërimit në bashkinë e Tiranës “është manipuluar në 1/3 e pjesëmarrjes, me rreth 66 mijë votues!”

“Votuesit realë janë 105 mijë dhe jo 171 mijë”, u shpreh Kaso.

Sipas tij, KQZ po mbulon manipulimin me mungesën e transparencës për të dhënat online në kohë reale. Ai kujtoi se në 2017-ën, KQZ raportonte në faqen e saj rezultatet për çdo qendër votimi, ndërsa për 30 qershorin nuk i publikon të dhënat por vetëm rezultate të përgjithshme.

Bardhi akuzoi edhe kandidatin e PS, Erion Veliaj: “Pjesëmarrja e ulët, me rrogëtarë te bashkisë dhe qeverisë, tregon refuzim për kampionin e korrupsionit Erion Veliaj.”

Deklarata e Ivi Kasos

Të dielën, Partia Demokratike denoncoi me zë dhe me figurë krimin e blerjen e  votës në Tiranë nga një grup i strukturuar kriminal i Partisë Socialiste dhe Bashkisë së Tiranës.

Në video identifikohet Edmond Hajro, i punësuar nga Bashkia Tiranë, komisioner në njësinë 9, pjesë e grupit që ble votën e një vajze të re. Duke theksuar se prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim për nisjen e hetimeve për krimin e blerjes së votës në Tiranë, po e risjellim edhe një herë në vëmendje videon.

Krimi i blerjes së votës është vetëm një pjesë e skenarit të manipulimit të një farsës së 30 qershorit, ku vetë kandidonin, vetë votonin, vetë numëronin.

Manipulimi i numrit të pjesëmarrës në votimet njëpartiake e të paligjshme ishte operacioni kriminal më i madh i kryer gjatë këtyre 48 orëve.

Mashtrimi nuk është me 10 mijë votues, se kaq janë vetëm votat e pavlefshme. Manipulimi është me rreth 66 mijë votues ose thënë ndryshe gati sa 1/3 e atyre që ka shpallur Komisioni Qendror i Vjedhjeve.

Numri real i qytetarëve të Tiranës që votuan në 30 qershor është 105 mijë dhe jo 171 mijë.

Kjo pjesëmarrje e ulët, e përqendruar tek rrogëtarët e bashkisë dhe të qeverisë, tregon refuzimin absolut të qytetarëve të Tiranës për kryekampionin e korrupsionit dhe kryemashtruesin e Bashkisë së Tiranës, Erion veliajn, i cili, tani është edhe uzurpues i zyrës së Kryetarit të Bashkisë së kryeqyetit.

Për të mbuluar këtë operacion masiv të manipulimit të pjesëmarrjes në zgjedhje në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë Komisioni Qendror i Vjedhjeve ka vendosur të mos bëjë transparencë.

Ndryshe nga sa u kërkua prej partnerëve ndërkombëtarë dhe misioni vëzhgues I ODIHR-it, për herë të parë, Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk shfaq online të dhënat për çdo qendër votimi.

Në video tregohet qartë se në vititn 2017, të dhënat ishin qendër për qendër, në kohë reale, sapo mbaronte numërimi, ndërsa sot, është vetëm një foto, me një rezultat të përgjtihshëm, të padetajuar, me qëllim mbulimin e manipulimit të pjesëmarrjes së votuesve në Tiranë dhe në Shqipëri.

Çdo e dhënë për këtë proces farsë tregon se ky është një proces i manipuluar, i paligjshëm, antikushtetues. Kamikazët e Edi Ramës në Komision Qendror të Vjedhjeve dhe kudo tjetër do të mbajnë përgjegjësi penale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat