Votime, por presidenti nuk i njeh.
Votime, por kryetarët e opozitës nuk janë pjesë e procesit.
Votime, por kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i bindet vetëm dekretit të presidentit.
Votime, por të drejtën e votës e ushtrojnë vetëm të majtët.
Rezultati aspak surprizë.
Kandiatët socialistë fitojnë me 100% të votave.
Por a votuan shqiptarët?
A janë ata të përfaqësuar nga kryebashkiakët?
Marjana Legisi: Zonjë a votuat ju të dielën.
Qytetarja: Jo nuk votova. Po të jap një arsye të fortë, të më heqësh ti mua bukën e fëmijëve.
Marjana Legisi: Shkuat të votonit?
Qytetarja: Jo nuk shkova, sepse nuk kisha dëshirë të votoja për asnjë.
Marjana Legisi: A ju përfaqëson kryebashkiaku i ri i Tiranës?
Qytetarja: Ai është vetëm një kokrra hajdutit.
Marjana Legisi: Ishit të dielën për të votuar?
Qytetarja: Po.
Marjana Legisi: Ishin zgjedhje normale?
Qytetarja: Jo, u habita me kaq pak veta që ishin.