Malaj: Bashkohem me shqetësimin e Metës për Soros. Foli për komplot, duhet ta ndajë

Shqipëria

Malaj: Bashkohem me shqetësimin e Metës për Soros. Foli për komplot, duhet ta ndajë

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 23:05
Arben Malaj

Ish-Ministri, Arben Malaj, i konsideron tejet të rënda akuzat e presidentit Ilir Meta ndaj miliarderit majtist George Soros për komplot ndaj Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “Tempora”, Presidenti i Institutit për Politika Publike dhe Qeverisje të Mirë tha se bashkohet me shqetësimin e ngritur nga Meta, por kërkoi nga Presidenti që të jetë më i qartë me publikun për këtë çështje.

Arben Malaj: Lidhur me debatin për Soros edhe unë bashkohem me një shqetësim të ngritur nga Presidenti. Foli për një komplot dhe ai është në krye të Sigurisë Kombëtare, duhet të flasë, duhet ta ndajë, të veprojë si pjesë harmonike. Fjala komplot është një gjë e rëndë për të gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat