“Ne nuk do vjedhim si këta”, Salianji ia kujton Shalsit: S’po e mban premtimin

Shqipëria

“Ne nuk do vjedhim si këta”, Salianji ia kujton Shalsit: S’po e mban premtimin

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 23:24
Pamje nga emisioni

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji thotë kryetarët e bashkive të djathta nuk do të dalin nga zyrat, pas votimeve të 30 qershorit.

“Ne nuk i njohim zgjedhjet. Bashkitë do t’i administrojnë kryetarë bashkie të zgjedhur me vota, me zgjedhje normale. Do jenë këta që janë sot. Si do dalin këta me dekret të Ramës? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vetë Rama. Ne do bëjmë gjithçka që ka në dorë populli dhe institucionet për t’i penguar. Nëse nuk ka zgjedhje ne nuk i njohim zgjedhjet dhe kryetarët e bashkive do jenë aty”, tha Salianji në emisionin Opinion.

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi: Nuk kam ndërmend të komentoj deklarata kalamaj, ajo që mund të them është se kryetarët e zgjedhur të bashkive duhet të jenë në zyrë pasi të përfundojë procesi. Njerëzit dhe shqiptarët nuk ka gjykojnë se çfarë ne themi, por se çfarë ne bëjmë. Kanë që nga shkurti që thonë e kemi rrëzuar Edi Ramën. Kryetarët e bashkive do të jenë në zyrë dhe nuk ka asnjë mjet për t’i penguar, do të ndodhi në të njëjtën mënyrë siç ka ndodhur kur këta zotërinj bënin plazh ndërsa disa bëjnë burg. Koha e rrumpallës politike po përfundon.

Ervin Salianji: Nëse një idiotësi thuhet me seriozitet sërish idiotësi mbetet. Ky zotëria nuk po mban fjalën që ka thënë: nuk do vjedhim kaq në mënyrë flagrante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat