Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën një nga të plagosurit

Shqipëria

Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën një nga të plagosurit

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 00:05
Ilustrim

Një makinë dhe një motor janë përplasur në hyrje të Shëngjinit, ku u plagoswn dy të rinj. Por pak minuta pas këtij aksidenti, një nga të rinjtë nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të malla dhe ndërroi jetë.

Mësohet se ka qenë makina që ka përplasur motorin dhe shkaktoi viktimën dhe të plagosurin. 

Sipas dëshmitarëve në vendgjarje pas njoftimit të ambulances kjo e fundit ka vonuar për të shkuar ku ndodhi aksidenti dhe të plagosurit kanë qëndruar rreth 30 minuta të shtrirë në toke në gjendje të rëndë.

Ende nuk është mësuar identiteti i të plagosurve dhe shkaqet pse ka ndodhur ky aksident. Po ashtu mësohet se Policia ka mbërritur në vendngjajre dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat