Vetura përplaset me motorin, humb jetën 27 vjeçari

Shqipëria

Vetura përplaset me motorin, humb jetën 27 vjeçari

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 08:46
Aksident

Një 27-vjear  ka humbur jetën mbrëmjen e së martës në Shëngjin si pasojë e përplasjes së një motori me një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Lapidarit, Shëngjin, mjeti me drejtues shtetasin L.Ç., banues në Prizren është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E.N., banues në Lezhë

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës shtetasi Endrit Ndreca 27 vjeç nga fshati Manati i Lezhes., ndërsa është transportuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën kushëriri i tij A.P.,banues në Lezhë që ndodhej si pasagjer në motoçikletë.

Sipas dëshmitarëve pas njoftimit te ambulancës kjo e fundit ka vonuar për të shkuar ne vendgjarje. Të plagosurit kanë qendruar rreth 30 minuta të shtrirë në tokë në gjendje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat