Kapen me 11.7 kg drogë, arrestohen 3 persona në Kavajë

Shqipëria

Kapen me 11.7 kg drogë, arrestohen 3 persona në Kavajë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 14:58
Foto

Policia ka vënë në pranga 3 persona pasi iu gjetën 11.7 kg drogë.

Gjatë operacionit "Porosia e fundit", u arrestuan 23-veçari M. K., banues në Kavajë, 25-vjeçari O. L., dhe 39-vjeçari E. M., të dy banues në Divjakë.

"U arrestua në flagrancë 23-vjeçarin në Kavajë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet një sasi prej rreth 1 kg lëndë narkotike kanabis, si dhe një sasi lekësh që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, dy aparate celulare që përdoreshin për të siguruar klientelë, si dhe një automjet që mundësonte shpërndarjen e lëndës narkotike.

Operacioni vijoi më tej ka vijuar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, në fshatin Çermë, ku u bë arrestimi i shtetasit O. L., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit në magazinën e tij afër vendit ku banonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej  rreth 10,7 kg lëndë narkotike kanabis,"-raportoi policia.

Nga hetimet paraprake rezultoi se O. L, dhe E. M, i  siguronin lëndë narkotike dhe ia shisnin M. K., i cili më pas e shpërndante në doza të vogla, në qytetin e Kavajës.

Po në kuadër të operacionit, u bë dhe kapja e  arrestimi i shtetasit E. M., 40 vjeç banues në Zharnec-  Divjakë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" kryer në bashkëpunim./oranews/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat