Në 8 korrik opozita rikthehet në bulevard, protesta e parë pas 30 qershorit

Shqipëria

Në 8 korrik opozita rikthehet në bulevard, protesta e parë pas 30 qershorit

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 19:31
Lulzim Basha

Opozitat pritet të zhvillojë protestë në datën 8 korrik në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në orën 20:00.

Kjo është protesta e 10 kombëtare e opozitës dhe e para pas 30 qershorit, dita kur një pjesë e qytetarëve u bënë pjesë e procesit të votimeve.

Në një deklaratë për mediat, Basha ftoi qytetarët që të marrin pjesë në protestë.

Lulzim Basha: Ftoj qytetarët të na bashkohen ditën e hënë në orën 20:00, në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuar, me një mirënjohje të thellë me besim tek vetëvetja dhe tek njeri-tjetëri dhe për të vazhduar të vendosur pa asnjë hap pas.

Njëherazi kjo protestë vjen në ditën kur mazhoranca ka paralajmëruar që do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme plenare.

Seanca pritet të fillojë në orën 18:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat