Fshatin e një vote më 30 qershor

Shqipëria

Fshatin e një vote më 30 qershor

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 19:31
Banoret e fshatit Ngraçie në Mallkastër

E vetmja banore që theu bojkotin e fshatit Ngraçie në Mallkastër, ditën e votimeve sqaron arsyet se përse vendosi të dalë kundër këtij vendimi. Enkelejda Kapllanaj thotë se votoi e lirë, ndërsa banorët e tjerë shprehin pakënaqësitë për qeverinë.

"30 qershori ishte dita e zgjedhjeve dhe nuk kishte arsye qe unë të mos shkoja për të votuar". 

Por 242 banorët e tjerë, ndajnë mendim të kundërt me Enkelejda Kapllanajn, gruan që bëri që Ngraçia në Mallakastër të pagëzohet si fshati i një vote në votimet e 30 qershorit. 

Gruaja që sfidoi fshatin thotë se nuk është penduar, pasi veproi e lirë. 

"Është mendimi i tyre, por nuk kanë marrë vendimin e duhur." 

Pas bujës së bojkotit masiv, në fshat mbizotëron qetësia. 

Është vështirë të gjesh njerëz në rrugë, apo të depërtosh përtej portave të oborreve. 

Shtëpitë janë të reja, por shumica janë bosh. 

Pjesa më e madhe e banorëve jetojnë jashtë vendit. 

Ata që kanë mbetur janë kryesisht të moshuar. 

Votimi i 30 qershorit, thonë se u riktheu kujtimet e komunizmit, ndaj refuzuan. 

Dhe nëse do të duhet, zotohen se do ta bëjnë sërish. 

"E dimë vetë se çfarë kemi hequr në kohën e sistemit partiak." 

Të tjerë, thonë se kanë humbur besimin te politika. 

Ata përfaqësojnë të zhgënjyerit nga të gjithë. 

"Për asnjë, as për Edi Ramën, as për Lulzim Bashën."

Ngraçia është vendlindja e kryetarit në detyrë të Bashkisë së Mallakastrës. 

Por banorët e aty ndajnë mendime të kundërta për punën e Agron Kapllanajt. 

"Ka bërë të pamundurën, pavarësisht  se ndihmat e shtetit kanë qenë shumë të pakta."

"Të gjitha këto janë nga vetë banorët e fshatit."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat