Temperaturat e larta, fluks fëmijësh të sëmurë

Shqipëria

Temperaturat e larta, fluks fëmijësh të sëmurë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 19:53
Ilustrim

Në Kukës, temperaturat e larta kanë dhënë shumë probleme në shëndetin e fëmijëve. Brenda ditës në urgjencën e spitalit kërkojnë ndihmë më shumë se 50 fëmijë.

Të vegjlit në Kukës nuk po i përballojnë temperaturat e larta. Megjithëse në këtë rajon ato janë dy-tre gradë më ulët se pjesa e ultësirës, në spital ka fluks fëmijësh.

“Për sa i përket kësaj temperaturës së lartë që ekziston në rrethin tonë, rekomandojmë të gjithë prindërit për kujdesin që duhet të tregojnë që fëmijët të mbahen në ambiente të freskëta, të mos qarkullojnë në temperatura të larta, zakonisht të nxirren dhe të shëtiten nga ora 9:00 deri në 10:00. Në 10:00 të futen brenda”.

Çdo ditë paraqiten mesatarisht 50 fëmijë me shqetësime shëndetësore që sipas mjekeve janë shkak i motit.

“Numri i pacientëve që vijnë varion për 24 orë është nga 41-50 vizita. Zakonisht janë diarretë, të vjellat. Këto komplikacione vijë si rezultat i temperaturave, si rezultat i ushqimeve të ndenjura, ushqime jo të përshtatshëm për fëmijët”.

Metereologët parashikojnë se të paktën edhe kjo javë do të mbyllet me temperatura të larta, kurse mesi i javës tjetër në Kukës do të shënojë ulje deri në 28 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat