Basha: Nuk ka kthim pas, të hënën protesta e madhe kombëtare

Shqipëria

Basha: Nuk ka kthim pas, të hënën protesta e madhe kombëtare

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 19:57
Lulzim Basha

Zoti Basha, keni pasur dy takime me kryetarët e bashkive dhe kryetarët e degëve të PD.

A ka një vendim në lidhje me lënien e zyrave nga kryebashkiakët tuaj dhe a u vendos një datë për protestë?

Basha: Dua të falendëroj nga zemra edhe njëherë mbi 85 përqind të shqiptarëve që refuzuan diktaturën, farsën e Edi Ramës me 30 qershor. Dua ti ftoj të gjithë këta qytetarë dinjitozë të Shqipërisë europiane, nëna e baballarë, të rinj e të reja, prindër e bijë nënash shqiptarë, të na bashkohen ditën e hënë në orën 20.00 në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuar me mirënjohje të thellë, me besim tek vetvetja dhe tek njëri-tjetri dhe për të vazhduar të vendosur, pa asnjë hap pas betejën tonë për çmontimin e diktaturës, për demokracinë, për Kushtetutën, për lirinë, fëmijët, familjet tuaja dhe të ardhmen e Shqipërisë Europiane.

Të gjithë bashkë ditën e hënë në orën 20.00 në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat