Gjonaj: Rama e bën fakt, qeveria miraton paketën antishpifje

Shqipëria

Gjonaj: Rama e bën fakt, qeveria miraton paketën antishpifje

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 20:03
Etilda Gjonaj

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme “Paketën Antishpifje”, e cila synon rregullimin e disa ligjeve kryesore për shërbimet e medias në tërësi dhe publikimeve elektronike në veçanti.

Lajmin e bëri me dije ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila tha në një deklaratë për media se kjo paketë nuk e cënon fjalën e lirë.

Paketa Antishpifje konsiston në ndërhyrjet ligjore në ligjin “Për mediat audiovizive, ligjin “Për komunikimet elektronike, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” si edhe në VKM-në për masat e mbrojtjes së fëmijëve nga aksesi në përmbajtje të paligjshme në internet.

Paketa antishpifje në asnjë dispozitë të saj, nuk cënon lirinë e shprehjes dhe pluralizmin e tregut, por synon përcaktimin e disa standardeve etike në mënyrë që të respektohet dinjiteti dhe të drejtat themelore të njeriut.

Sipas Gjonajt këto ndërhyrje sigurojnë:

1.Procedura të shpejta administrative mbi trajtimin e ankesave për programet e publikuara nga Ofruesit e Shërbimit të Publikimeve Elektronike

2.Reagim të shpejtë të institucioneve publike në rast të konstatimit të cënimit të të drejtave të indidëve, duke parashikuar një procedurë të qartë me hapa konkretë për trajtimin e ankesave.

3.Krijimin e një regjistri që administrohet nga AKEP ku regjistrohen Ofruesit e Shërbimit të Publikimeve Elektronike, të pajisur me numër të regjistrimit të personit të tatueshëm, ose të regjistruar në regjistrat tregtarë.

4.Ofruesit e shërbimeve mediatike do të monitorohen nga AMA.

Së fundmi, ju informoj, se kjo paketë është konsultuar jo vetëm me aktorë vendas, grupe interesi dhe gazetarë, por edhe partnerë ndërkombëtarë si OSBE dhe Bashkimi Evropian.

Kjo nismë gjithashtu është kundërshtuar edhe nga profesionistët e medias.

Sipas tyre kjo nismë nuk zgjidh problemet e medias, përkundrazi sipas tyre rritet rreziku që ekskluziviteti të rrisë pushtetin mbi to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat