Mustafa Nano: Ilir Metës i rri ngushtë kostumi i Presidentit, synon përfshirjen në betejat politike

Shqipëria

Mustafa Nano: Ilir Metës i rri ngushtë kostumi i Presidentit, synon përfshirjen në betejat politike

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 00:16
Mustafa Nano

Publicisti i njohur nga Shqipëria, Mustafa Nano, ka komentuar zhvillimet politike në Tiranë, duke iu referuar krizës në të cilën po ballafaqohen shqiptarët atje.

Në Zonën B, Mustafa Nano pohoi se zgjedhjet e paralajmëruara nga presidentit Ilir Meta për tu mbajtur më 30 tetor, janë vetëm një shaka.

”Ajo histori ka vdekur. Ishte shaka e presidentit. Vendimi që ka marrë presidenti ishte i gabuar. Presidenti Ilir Meta tha se po merr vendim për të qetësuar situatën, por s’mund të qetësosh situatë nëse vendimi është në favor të njërës palë”.

”Edhe presidenti është i bindur se ai vendim për zgjedhje është një marrëzi. Vendimi që ka marrë presidenti ishte i gabuar. I tillë ishte vendimi, PS tha nuk e njoh fare e PD u gëzua përgjysmë”.

”Do mbetet në biografinë e Ilir Metës si një nga gjërat e gabuara në këto 30 vjet dhe kjo e dëmton karrierën e tij. Po thuhet që socialistët po bëhen gati ta shkarkojnë por s’kanë asnjë lloj interesi. Kam frikë se do t’jap dorëheqjen edhe vet. Ai është njeri që i rri ngushtë presidenca”.

”Ai s’mund ta shohë skenën politike nga llozha e presidencës, ai vuan. Nuk e përjashtojë mundësinë që ai të zbres vet në fushë. Nëse Ilir Meta jep dorëheqje nga presidenca dhe futet në loje politike do të ketë një dualizëm të fortë”.

”Ilir Meta është më i fortë se Lulzim Basha politikisht, duket se të frymëzon më shumë si njëri që mund ta mundë të pamposhturin. Dhe nëse e lë presidencën dhe kalon në opozitë ai mund ta eklipsojë Lulëzim Bashën. Është një zhvillim që nuk i intereson Lulëzim Bashës”.

”Ilir Meta në këtë rrethanë pasi bëri një gabim dhe dekreti presidencial u injorua nga të gjithë ai do jetë një kukull, do jetë një personazh ceremonial. Ky rol atij nuk i shkon, dhe nese nuk e shkarkojnë socialistet, ai vet ka për të dhënë dorëheqjen”.

”Edi Rama ja hodhi Bashës, u tregua më tinëzar, më dinak. Kjo është ideologjia e sotme që dominon në demokratët. Zgjidhja është që të krijohet një forcë e tretë. Duhet një forcë e re politike që synon të emancipojë shqiptarët”.

”Këtu konsideroj me faj Lulzim Bashën. E gjithë kjo betejë e tij ka qenë për qëllime te tij, të Lulëzim Bashës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat