Meta uron SHBA-në për pavarësinë: Shqiptarët e Amerikës, të lumtur me krizën e Shqipërisë - Bota Sot
Meta uron SHBA-në për pavarësinë: Shqiptarët e Amerikës, të lumtur me krizën e Shqipërisë

Shqipëria

Meta uron SHBA-në për pavarësinë: Shqiptarët e Amerikës, të lumtur me krizën e Shqipërisë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 08:17
Ilir Meta

Presidenti, Ilir Meta, ka uruar SHBA për pavarësinë përmes një postimi në facebook.

 4 korriku, thotë Meta, është një rast i mirë sot në veçanti për të uruar të gjithë komunitetin e mrekullueshëm shqiptar që jeton në SHBA dhe që kontriubon fuqishëm për të përforcuar lidhjet dhe marrëdhëniet tona në të gjitha fushat, në mënyrë që raportet shqiptaro-amerikane t'i shërbejnë jo vetëm interesave reciproke strategjike, por edhe rritjes së kredencialeve demokratike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, që në zemrën e saj ka demokracinë, por edhe si një vend i denjë për të çelur negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019.

Shqiptarët e Amerikës, vijon Meta, sot nuk ndihen të lumtur me krizën pa rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë ndaj bëjnë thirrje për reflekim dhe përgjegjshmëri.

Për të mbështetur këtë argument, Presidenti ka ndarë me miqtë e tij në facebook një artikull të shkruar nga një prej personaliteteve të komunitetit tonë në SHBA, Frank Shkreli, ish-drejtor i Zërit të Amerikës.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...