Rama uron pavarësinë e SHBA: Miqtë tanë të mëdhenj, ju priftë e mbara

Shqipëria

Rama uron pavarësinë e SHBA: Miqtë tanë të mëdhenj, ju priftë e mbara

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 08:36
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama bën një urim me rastin e ditës së pavarësisë së Shtetetve të Bashkuara të Amerikës.

“Mirëmëngjes dhe në këtë ditëlindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miqve e aleatëve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ju priftë e mbara të gjithëve”, shkruan Rama.

Më herët edhe Presidenti Ilir Meta uroi festën e SHBA, duke thënë se shqiptarët e Amerikës sot nuk ndihen të lumtur me krizën pa rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë.

Ndaj kreu i shtetit bën thirrje për reflektim dhe përgjegjshmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat