Presidenti Meta vë në lëvizje KLGJ dhe KED - Bota Sot
Presidenti Meta vë në lëvizje KLGJ dhe KED

Shqipëria

Presidenti Meta vë në lëvizje KLGJ dhe KED

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 15:32
Ilir Meta

Deklarata e presidentit Meta ka vënë në lëvizje KLGJ-në dhe KED. Brenda së premtes do të hapet gara për Gjykatën e Lartë si dhe do të bëhet i ditur sistemi i pikëzimit. Ndërsa po të premten Këshilli i Emërimeve  do të bëjë të ditur skemën e renditjes së kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese dhe në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. 

Një ditë pas shqetësimit të Presidentit, i cili iu drejtua Këshilli i Lartë Gjyqësor për ta informuar në lidhje me vakancat për Gjykatën e Lartë, KLGJ ka lajmëruar një mbledhje ku do të hapet gara për emrat që do të duhen të konkurrojnë.

Në këtë takim do të bëhet i ditur sistemi i pikëzimit përmes së cilit do të filtrohen të gjithë gjyqtarët që do të shprehin interesin.

Aktualisht Gjykata e Lartë funksionon vetëm me 2 anëtarë nga 9 që duhet të ketë.

Madje qëndrimi në detyrë e kryetarit Xhezair Zaganjorit është apeluar në KPA.

Edhe anëtari tjetër Ardian Dvorani është me mandate të përfunduar, por do të qëndrojë në detyrë deri në zëvendësim.

Në këto kushte shqyrtimi i çështjeve është bllokuar, ndërsa numri i dosjeve ka shkuar në 32 muaj.

9 muaj nga krijimi Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vetëm vendime për komandimin e gjyqtarëve ne proceset që  kanë vështirësi në gjykime.

Ndërkohë që procesi për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatë të Lartë nuk ka përfunduar ndonëse kanë kaluar edhe afatet kushtetuese .

Reagimi i presidentit Meta duket se ka vënë në lëvizje edhe Këshillin e Emërimeve në drejtësi, i cili do të mblidhet këtë të premte.

Anëtaret e KED do të takohen të premten ku mësohet se do të shpallin zyrtarisht nisjen e procedurave për vlerësimin, renditjen dhe pikëzimin e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Aktualisht Kushtetuesja ka vetëm një anëtar nga 9 që duhet të ketë, Vitore Tushën, që po ashtu është me mandat të përfunduar.

Gjithashtu ditën e premte Këshilli do të zhvillojë dhe hedhjen e shortit për përcaktimin e relatorëve për pozicionet vakante.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...