PD kallëzim penal Denar Bibës: Drejtoi skemën mafioze të manipulimit të numrit të votuesve - Bota Sot
PD kallëzim penal Denar Bibës: Drejtoi skemën mafioze të manipulimit të numrit të votuesve

Shqipëria

PD kallëzim penal Denar Bibës: Drejtoi skemën mafioze të manipulimit të numrit të votuesve

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 16:43
Gazmend Bardhi

Deklaratat e KQZ për pjesëmarrjen në votimet e 30 qershorit, sipas PD janë të manipuluara. Për këtë shkak Gazmend Bardhi ka paditur penalisht nënkryetarin e KQZ duke e akuzuar për vënien në zbatim të një skemë mafioze.

Partia Demokratike do të depozitoi kallëzim penal për trupën e majtë në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve. Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, thotë se Denar Biba me 3 persona në KQZ janë përgjegjës direkt për zbatimin e asaj që quhet  skemë piramidale të manipulimit të numrit të votuesve më 30 Qershor.

Bardhi: Për të mbuluar këtë krim dhe për të mos lënë gjurmë, Komisioni Qendror i Vjedhjeve zhduku transparencën tradicionale të këtij institucioni.

· Nuk hodhi të dhënat e pjesëmarrjes në sistemin online të të dhënave për të mos lënë gjurmë.

·  Nuk publikoi asnjë tabelë me rezultatet e votimit për cdo qëndër votimi.

Votimet me 1 kandidat dhe të paligjshme kanë përfunduar prej 4 ditësh, por Denar Biba me grupin e tij të krimit, si asnjëherë më parë, nuk kanë publikuar asnjë të dhënë për qendrat e votimit për asnjë bashki. Kjo është e paprecedentë.

Ky vendim i Partisë Demokratike vjen paralelisht me kallëzimet që kanë bërë kryebashkiakët e djathtë për policinë dhe Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve, me arsyetimin se kanë zaptuar godinat publike nën varësi të bashkive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...