Eno Bozdo tregon çastin kur mund të hapet rruga e dialogut mes qeverisë dhe opozitës

Shqipëria

Eno Bozdo tregon çastin kur mund të hapet rruga e dialogut mes qeverisë dhe opozitës

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 17:27
Eno Bozdo

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se nëse kushtet e PD dhe opozitës nuk plotësohen është e kotë që palët të ulen në tryezë në çfarë do lloj niveli.

Sipas Bozdos e vetmja mënyrë që palëve t'u hapet një çast për të dialoguar është rasti nëse bëhen zgjedhje të parakoshme, të lira dhe të ndershme.  

Ka përpjekje për dialog? Ka linja kontakti mes mazhorancës dhe opozitës? Do të pranohet një mundësi ndërmjetësimi ndoshta, duke qenë se vetë aktorët politikë treguan se nuk mund ta zgjidhin.

Eno Bozdo: Ne i kemi parashtruar kërkesat tona në formën e kushteve, të cilat duhen plotësuar. Pa plotësimin e të cilave është e kotë që palët të ulen në tryezë në çfarë do lloj niveli. Nëse nuk biem dakord, atëherë a biem të gjithë dakord dhe kjo është pyetja që Edi Rama edhe me pretekstin e zgjedhjeve vendore i ka shpëtuar gjithmon. A është dakord Edi Rama për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për zgjedhje të parakohshme? Duke parë se çfarë ka prodhuar mazhoranca e tij, kush ka qenë problematika, përgjimet e BILD në Dibër, kush ka qenë problematika në vitin 2017. A është dakord ai për zgjedhje paraprake, të lira dhe të ndershme? 

Nëse po, ndoshta këtu hapet një çast për të dialoguar. Por gjithsesi PD nuk heq dorë as nga qeveria e tranzicionit dhe as nga fakti që Rama nuk mund të jetë atje dhe të mbikqyrë këtë qeveri që do të pregatisë zgjedhjet. Në terma politikë asgjë nuk ka ndyshuar që prej aksionit të 16 shkurtit. Çfarë ndodhi me procesin e votimit në 30 qershor vërtetoi edhe një herë që kjo mazhorancë edhe kur nuk ka kundërshtarë politikë, edhe kur vetë i organizon zgjedhjet, edhe kur garon e vetme arrin të manipulojë rezultatin në mënyrë të frikshme.

I pyetur se cili është plani në vazhdimësi i opozitës dhe nëse do të shkojnë drejt protestave Bozdo u përgjigj:

"Plani ynë në vazhdimësi ka pasur këto objektiva: në radhë ta parë zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme, për të arritur këtu qeveri tranzitore kur Rama nuk do të jetë më kryeministër. Ky ka qenë artikulimi demokratik i Partisë Demokratike në 16 shkurt, 18 mars, në protestat e prillit, majit, qershorit dhe do të vazhdojë në protestat e datës 8 korrik. Ky është objektivi jonë i fundëm. 

Shqipëria për shkak të zhbalancimit politik, të mosfunksionimit të shtetit në të gjitha anët dhe në të gjitha mënyrat, të kapjes nga krimit të organizuar kemi nevojë urgjente për zgjedhje të lira dhe të ndershme, në mënyrë që të rikthehet normaliteti dhe ligjshmëria në këtë vend. 

Zgjedhje të lira dhe të ndershme organizohen jo më me Edi Ramën, por me një qeveri tranzitore. Ky është aksioni politik dhe nuk do të ndalemi derisa të mbërrihet dhe shumë shpejt do të mbërrihet". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat