30 qershori/ KQZ në mbledhje pas rezultatit

Shqipëria

30 qershori/ KQZ në mbledhje pas rezultatit

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 18:48
KQZ e Shqipërisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur debatin për nisjen e hetimit administrativ për 30 qershorin.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri i kërkoi kolegëve të tij anëtarë në KQZ, të votojnë një propozim të tijin për një hetim administrativ të nisur kryesisht lidhur me mosrakordimin e shifrave të pjesëmarrjes që ky institucion deklaroi gjatë ditës së zgjedhjeve të 30 qershorit, dhe deri në mbyllje të tyre.

Anëtarja e KQZ-së Edlira Jorgaqi i kërkoi kryetarit të institucionit, Klement Zguri, që të japë argumentet ligjorë të kërkesës së tij për të nisur hetimin administrativ mbi shifrat e ndryshme të raportuara nga KQZ në momente të ndryshme të procesit.

Kreu i KQZ-së Klement Zguri tha se nuk nge akuza ndaj askujt për manipulime të rezultatit të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 qershorit, por sipas tij është e domosdoshme të bëhet një analizë e asaj çfarë ndodhi për shkak se administrata e KQZ-së në këto zgjedhje ishte e njëanshme, pa përfaqësim të partive të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat