Vokshi: Rama nuk kontrollon dot opozitën dhe mediat online

Shqipëria

Vokshi: Rama nuk kontrollon dot opozitën dhe mediat online

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 20:51
Albana Vokshi

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi e ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora tha se dy faktorët që kryeministri Rama nuk i kontrollon dot janë media online dhe opozita.

Sipas Vokshit miratimi i paketës antishpifje censuron mediat.

Vokshi: Ajo çka i ka mbetur Edi Ramës nga shtypi pa i kontrolluar janë mediat online. Pra dy janë faktorët që Edi Rama deri më sot  nuk po mundet ti kontrollojë dot janë opozita dhe media online. Përsa i përket opozitës çdo kush që ngrihet dhe kritikon Edi Ramën kërcënohet me padi. Unë vetë jam paditur nga Edi Rama sepse kam kritikuar koncesionin me chek up-it. Ne kemi të burgosur politik. Ka deputetë të opozitës që mbahen të arrestuar. Median tani ka vendosur që ta censurojë me anë të këtyre draft-ligjeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat