Abilekaj: Përgjimet në Gjermani i ka çuar dikush që ka pasur "fuqi", nuk akuzoj dot Llallën

Shqipëria

Abilekaj: Përgjimet në Gjermani i ka çuar dikush që ka pasur "fuqi", nuk akuzoj dot Llallën

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 07:49
Enton Abilekaj

Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora teksa foli për publikimin e përgjimeve nga gjermania "BILD" tha se materiale në Gjermani kanë shkuar nga një person shumë më lartë se një prokuror i thjeshtë.

Sipas tij ai që i ka çuar videot në Gjermani sot, mund të jetë edhe në Gjermani, por theksoi se nuk mund të akuzonte dot për këtë ish-prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, Adriatik Llalla.

Enton Abilekaj: Kjo ka të bëjë me investigimin gazetresk. Nuk ka pasur përmbajtje të përgjimeve në median shqiptare që ka zgjedhur media të mos i publikojë. Me informacionet që kam unë nuk ka patur.

Teknika e përgjimeve  është kjo. Ka një dhomë regjistrimi në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila vihet në punë me vendim Gjykate, pasi prokuroria ia kërkon gjykatës. Dhoma e regjistrimit i regjistron dhe i çon pastaj nëpër kompjuterat e secilit prokuror që heton çështjen dhe nuk e kanë të drejtën dhe mundësinë teknike të kopjojnë materialet, apo të krijojnë kaseta. Pra nuk ka pasur mundësi që një prokuror ta kopjojë dhe ta marrë jashtë. Mbajtja e dosjes mund të jetë ditur nga PD-ja, por nuk ka patur audioregjistrimin. Audio është shpërndarë në median gjermane, ndoshta nga dikush që ka pasur fuqinë në atë kohë më shumë se gjithë të tjerët, se prokurori i thjeshtë. Ai ka marrë audiot dhe i ka çuar në Gjermani, ndoshta është edhe në Gjermani sot. 

Nuk mund të akuzoj dot Adriatik Llallën që është në Gjermani sot që i ka dhënë ato, por me informacionin tim nuk është zgjedhje e medias shqiptare të mos i publikojë ato. Çdo media shqiptare po të gjente një material të tillë do ta publikonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat