Hapen portën e kanalit, hidrocentrali “Bistrica 2” del jashtë funksionit

Shqipëria

Hapen portën e kanalit, hidrocentrali “Bistrica 2” del jashtë funksionit

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 10:31
Hidrocentrali “Bistrica 2”

Dy shtetas janë arrestuar në Finiq pasi kanë hapur portën e kanalit ujitës, duke nxjerr jashtë funksionit hidrocentralin “Bistrica 2”. Top Channel mëson se hapja e portës së kanalit ka shtuar prurjet në hidrocentral dhe për pasojë niveli i ujit është rritur tej normës së lejuar.

Për momentin “Bistrica 2” është jashtë funksionit, ndërsa për shtetasit V. R., 51 vjeç dhe N. R., 66 vjeç, që akuzohen për ngjarjen, janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me përmbytje”.

Njoftimi i policisë

Policia ka arrestuar shtetasit V. R., 51 vjeç, banues në Finiq dhe N. R., 66 vjeç, banues në Delvinë, pasi:

Më datë 03.07.2019, në vendin e quajtur “Mesopotam i Sipërm” Finiq, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjerin dyshohet se kanë hapur portën e kanalit ujitës duke përmbytur kështu Hidrocentralin “Bistrica 2”.

Si rrjedhojë, momentalisht ky Hidrocentral është jashtë funksionit.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me përmbytje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat