Shtyhet për të disatën herë seanca për konfiskimin e pasurisë së Klement Balilit

Shqipëria

Shtyhet për të disatën herë seanca për konfiskimin e pasurisë së Klement Balilit

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 13:18
Klement Balili

Shtyhet për të disatën herë seanca për konfiskimin e pasurisë së Klement Balilit. Shkak u bë mos njoftimi i palëve të treta në proces.

Prokurori Ened Nakuçi kërkoi shtyrjen e seancës me qëllim njoftimin e palëve të treta.

Të njëjtës kërkesë i qëndroi dhe avokati i Kelmend Balilit dhe Bashkim Balilit, Sokol Hazizaj.

Kelmend Balili nuk ishte i pranishëm në seancë pasi kishte dorëzuar kërkesën për të mos qenë dhe të përfaqësohet nga avokati. Seanca e radhës u caktua me datë 18 korrik në orën 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat