PD akuza KQZ: Mbushi kutitë me 280 mijë vota

Shqipëria

PD akuza KQZ: Mbushi kutitë me 280 mijë vota

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 14:55
Ivi Kaso

Partia Demokratike ka vijuar me akuzat në drejtim të tre anëtarëve të KQZ me argumentin se kanë manipuluar numrin e votuesve në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një dalje për mediat, Sekretari për Çështjet Zgjedhore Ivi Kaso, deklaroi se KQZ mbushi kutit më plot 280 mijë vota vetëm për interes të qeverisë.

Sipas Ivi Kaso falsifikimi numrit të votuesve lëviz me 5, 10, 20, 30 dhe 40 përqind në të gjitha bashkitë e vendit.

“Ai mbushi kutitë me plot 280 mijë vota, duke u rikonfirmuar si Babloku i madh i skemës së vjedhjes së votave dhe një person që përsërit krimin elektoral sa herë ka votime. Por operacioni kriminal i manipulimit të numrit të votuesve të 30 Qershorit megjithëse ka qenë i planifikuar, ka lënë gjurmë. Për të justifikuar ndryshimin me plot 66 mijë vota të shtuara brenda 24 orësh vetëm sipas shifrave të KQZ, njëri nga anëtarët e bandës në KQZ, Bledar Skënderaj, deklaroi publikisht se gabimi mes rezultatit të parë dhe atij final ishte vetëm 1.3 përqind. Në të vërtetë, kjo është një deklaratë e rreme, njësoj si shifrat e Edi Ramës për pjesëmarrjen e shqiptarëve në votime. Gjithmonë, duke marrë në konsideratë të dhënat e fallsifikuara të vetë KQZ-së, ndryshimi i pjesëmarrjes nga deklarimet e mbrëmjes së 30 Qershorit tek finalja, është i drastik për 1/3 e bashkive të vendit. Falsifikimi nuk lëviz me 1 përqind, por me 5, 10, 20, 30 dhe 40 përqind.”

Duke e cilësuar si një krim elektoral, Ivi Kaso akuzoi drejtëpërdrejtë si përgjegjës për manipulimin nënkryetarin e KQZ, Denar Biba.

“Ky është një krim masiv elektoral dhe shpërdorim detyre i kryer nga Denar Biba dhe shumë kriminelë të tjerë pjesë e administratës së Komisionit, që kanë guxuar me lehtësi dhunimin e rëndë të ligjit, Kushtetutës dhe demokracisë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat