Pojana: Miqësinë Shqiptaro-Amerikane nuk mund ta dëmtojë askush

Shqipëria

Pojana: Miqësinë Shqiptaro-Amerikane nuk mund ta dëmtojë askush

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 15:21
Klevi Pojana

Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel është nderuar në Kosovë me emrin e një rruge “Kongresmeni Eliot Engel”. Mbi këtë ngjarje ka reaguar edhe nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se miqësinë Shqiptaro-Amerikane nuk mund ta dëmtojë askush. ”Cilido që përpiqet të ‘pikturojë’ me të zezë një marrëdhënie që është 100% e bardhë, i shërben axhendave ruso-sllave në Ballkan! Qoftë ai dhe ndonjë i pushtetshëm që në gjuhë të huaj e shthur gojën ndaj vendit të tij! Qoftë ai dhe ndonjë i droguar që shikon ëndrra me diktatorë e frymëzohet nga regjimet totalitare! Qoftë ai dhe ndonjë i shkarë që hedh poshtë babain e familjen vetëm për para e egoizëm”.

Postimi i plotë:

Shqiptarët gjithmonë do ta nderojnë mundin dhe veprën e atyre që kontribuan për të mirën, paqen e veçanërisht kombin tonë! Kjo është e rrënjosur thellë në ADN-ën tonë, si një popull i vogël por me histori të madhe! Amerika pa më të voglin diskutim qëndron në krye të panteonit të miqësisë për Shqipërinë!

Falë saj sot ekzistojmë si shtet, falë saj Kosova është e lirë, falë saj ne thurim ëndrra për demokraci e progres! Miqësinë Shqiptaro-Amerikane nuk mund ta dëmtojë askush sepse ajo nuk ngrihet mbi individë por mbi parime dhe vlera!

Cilido që përpiqet të ‘pikturojë’ me të zezë një marrëdhënie që është 100% e bardhë, i shërben axhendave ruso-sllave në Ballkan! Qoftë ai dhe ndonjë i pushtetshëm që në gjuhë të huaj e shthur gojën ndaj vendit të tij! Qoftë ai dhe ndonjë i droguar që shikon ëndrra me diktatorë e frymëzohet nga regjimet totalitare! Qoftë ai dhe ndonjë i shkarë që hedh poshtë babain e familjen vetëm për para e egoizëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat