Gramoz Ruçi ndryshon orën e seancës plenare të së hënës, shkak protesta e opozitës

Shqipëria

Gramoz Ruçi ndryshon orën e seancës plenare të së hënës, shkak protesta e opozitës

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 17:06
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka urdhëruar ndryshimin e axhendës së Kuvendit për ditën e hënë. Ndryshime ka në orarin e seancës plenare, e cila do të zhvillohet një orë më herët nga ç’ishte parashikuar.

Në vendimin e mëparshëm të Konferencës së Kryetarëve, ishte parashikuar që debati për Komisionin hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit, Ilir Meta të niste në orën 18:00, por duke qenë se opozita vendosi që të hënën të zhvillojë një protestë kombëtare, atëherë me shumë mundësi Ruçi ka vendosur të përshpejtojë orarin për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme.

Më vendimin e sotëm, Gramoz Ruçi ka vendosur që diskutimi në nis në orën 17:00 dhe të përfundojë gati një orë para nisjes së protestës së PD-së, e cila parashikohet të zhvillohet rreth orës 20.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat