Larg Tiranës së zhurshme/ Presidenti Meta i relaksuar në Prizrenin historik

Shqipëria

Larg Tiranës së zhurshme/ Presidenti Meta i relaksuar në Prizrenin historik

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 20:46
Ilir Meta

Pas vizitës në Tropojë, presidenti i Republikës Ilir Meta nuk mund të mos ndalonte në qytetin fantastik të Prizrenit.

Siç shihet edhe në foton e publikuar nga vetë kreu i shtetit në profilin e tij në Facebook, ai shfaqet i qetë dhe i lumtur në qytetin historik.

“Të dashur miq, ju uroj një mbrëmje të bukur nga Prizreni, ky qytet mahnitës!”, shkruan Meta mbi foto.

Kriza politike dhe insitucionale që ka kapluar vendin nuk ia zbeh dashurinë dhe pasionin që presidenti ka për qytetet shqiptare, natyrën, kulturën dhe historinë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat