Debati për zgjedhjet, Xhafaj: Koha për reformë zgjedhore e për reflektim politik - Bota Sot
Debati për zgjedhjet, Xhafaj: Koha për reformë zgjedhore e për reflektim politik

Shqipëria

Debati për zgjedhjet, Xhafaj: Koha për reformë zgjedhore e për reflektim politik

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 21:25
Fatmir Xhafaj

Ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka përcjellë një mesazh falënderimi për zgjedhjet e 30 Qershorit, duke i konsideruar si vullnet të qytetarëve për rrugën evropiane të vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, deputeti socialist e konsideron pozitive faktin se qytetarët patën mundësi të votojnë dhe të përfaqësohen në respekt të kushtetutës dhe ligjit.

“Zgjedhësit e Njësisë 10 në Tiranë më 30 Qershor e shprehën vullnetin e tyre për Kryebashkiakun Erion Veliaj. Qartësisht e mbështetën edhe për një mandat tjetër në krye të punëve për Tiranën.

Vullnetin për rrugën Evropiane të vendit, për stabilitetin, për lirinë e votës dhe përfaqësimit, për kushtetueshmërinë. Ndjehem mirë që ju dhamë mundësinë të votojnë dhe të përfaqësohen, në respekt të kushtetutës dhe të ligjit”, nënvizon Xhafaj.

Ndërkohë, ai ndalet edhe te situata politike në vend dhe ndikimin në procesin zgjedhor.

“Situata politike e vështirë, por ja dolëm të organizojmë dhe të administrojmë normalisht këto zgjedhje. Standardet dhe zbatimi i ligjit mbi gjithçka. Sherrxhinjtë ishin te gardhi si “protestues/vëzhgues rruge”. Koha për reformë zgjedhore!”,shprehet deputeti socialist.

Faleminderit të gjithë atyre që hodhën votën më 30 Qershor. Nga nderi dhe krenaria e njësisë sonë, artistët e mëdhenj, Reshat Arbana dhe Robert Ndrenika, e deri te qytetari i thjeshtë e sidomos, ata dhjetëra të rinj e të reja që votuan për herë të parë!

Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ekipin që punuam së bashku. Të deleguarit, kandidatët e këshillit, drejtuesit e @psocialiste të zonës, patronazhistët dhe komisionerët e kushdo tjetër që na u bashkua në këtë proces”, shkruan Xhafaj.

Ish ministri apelon për reflektim politik ku nënvizon se nuk është koha për festa dhe protesta.

“Megjithëse me më pak zgjedhës në listë, arritëm pjesëmarrje më të lartë mbi mesataren e vendit dhe kryesorja, më shumë vota se 2015, për kryetarin dhe këshillin.

Tani është radha jonë! Për mua si deputet, për kryebashkiakun Erion Veliaj & këshillin, të mbajmë premtimet për më shumë investime në zonë & zgjidhje të problematikave sociale. Koha për reflektim politik, jo për protesta e as për festa. Për më shumë punë në shërbim të qytetarëve”, përfundon Xhafaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...