Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini e cilëson gabim të madhe nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut nuk i hapen negociatat për anëtarësim në tetorin e këtij viti.
Gjatë një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Mogherini është shprehur se nëse vendet anëtare nuk marrin vendimin sidomos për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ishte një gabim i madh.
Po ashtu Mogherini tha se bashkëpunimi rajonal që kërkohet të nxitet nëpërmjet procesit të Berlinit nuk është zëvendësim i procesit të anëtarësimit në BE.
"Vendet e rajonit duhet të dinë se e ardhmja e tyre mund të jetë në Bashkimin Evropian, nëse procesi shkon mirë", është shprehur ndër të tjera Mogherini.
Ndërkaq Këshilli i Evropës do të mblidhet në tetor ku do të diskutojë për dy shtet Ballkanike. Franca dhe Holanda janë dy vendet që mbajnë të bllokuar këtë proces.