KQZ kthen për plotësim ankimimin e “Bindjes”

Shqipëria

KQZ kthen për plotësim ankimimin e “Bindjes”

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 13:52
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të kthejë mbrapsht për plotësim 41 kërkesat e bëra nga Partia Bindja Demokratike e cila ka ankimuar rezultatet e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Marrja në shqyrtim e ankesave u rrëzua nga 4 votat e anëtarëve të propozuar nga mazhoranca.

Nënkryetari Denar Biba tha se në kërkesën e saj, Partia Bindja Demokratike nuk sillte prova për të mbështetur pretendimet e saj.

Ai ka kërkuar që kjo forcë politike ta plotësojë ankimimin me prova që mund të jenë indicie për të nisur një hetim për manipulim të rezultatit.

KQZ ka vijuar edhe sot të miratojë rezultatet përfundimtare për disa bashki të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat