Emocionuese: Ushtaraku shqiptar kthehet nga Afganistani, surpriza për të bijën ju bën me lot

Shqipëria

Emocionuese: Ushtaraku shqiptar kthehet nga Afganistani, surpriza për të bijën ju bën me lot

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 18:13
Leonard Hida me vajzën e tij

Leonard Hida, pjesë e misionit shqiptar në Afganistan është kthyer sot në Atdhe, pasi shërbeu për 6 muaj në misionin paqeruajtës. Pas kthimit në tokën shqiptare Hida ka surprizuar vajzën e tij, e cila luante me nënën e saj.

Ndërsa ka shkuar të marrë topin, e vogla ka patur babain e saj dhe ka renditur drejt tij. Video që të fal plot emocione e të përlot është shpërndarë nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka në rrjetet sociale.

“S’ka emocion më të madh kur pas kthimit nga Afganistani të pret kjo bukuroshe. Pas 6 muajsh shërbim në Herat, tetar Leonard Hida nga b2k kthehet në familjen e tij të vogël dhe në familjen e madhe të FA,”- shkruan Xhaçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat