Rama tenton ta shkarkojë të hënën, Meta i bën karshillëk nga plazhi

Shqipëria

Rama tenton ta shkarkojë të hënën, Meta i bën karshillëk nga plazhi

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 20:43
Ilir Meta

Ditën e hënë në Kuvend do të votohet kërkesa e Komisionit të Ligjeve për të ngritur një komision hetimor, që do të provojë nëse janë kryer shkelje të rënda të Kushtetutës nga Presidenti Ilir Meta me vendimin për ç’dekretimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale.

Por, kur na ndajnë 48 orë nga votimi, Presidenti Ilir Meta ka treguar se nuk e shqetëson shkarkimi i tij, pasi duket se po relaksohet në plazh, me shumë gjasë te “Gjiri i Lalëzit” ku edhe ka shtëpinë e pushimit.

“Të dashur miq, ju uroj një mbrëmje të mrekullueshme”, shkruan Meta krahas fotos, e cila lë vend për koment, pasi duket sikur Kreu i Shtetit paska shtuar disa kilogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat