Përfshin ambasadorët, zbulohen detaje nga strategjia e PD-LSI për rrëzimin e Ramës!

Shqipëria

Përfshin ambasadorët, zbulohen detaje nga strategjia e PD-LSI për rrëzimin e Ramës!

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 21:03
Edi Rama

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në qendër të intervistës së saj për emisionin “Kjo Javë” ka pasur kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se opozita do ta rrëzojë dhe vendi do shkojë në zgjedhje normale.

“Ky person është një person që nuk rri dot pa futur duart në xhepat e të tjerëve. Ne prej 21 vitesh e kemi Edi Ramën në arenën politike në pushtet, në 99% të kohës në pushtet. Gjithë jetën e tij është ndikuar dhe ka ndikuar në procese. Në 30 qershor bëri votime, votoi vet dhe numëroi vet, e prapë e ndyu procesin i futi duart”, tha ajo teksa ju referua zgjedhjeve me një kandidat që u zhvilluan edhe pse data u ç’dekretua nga Presidenti.

E teksa u pyetu lidhur me 13 tetorin si data e re e zgjedhjeve, Kryemadhit tha se është një kohë e gjatë deri atje, pasi strategjia e PD-LSI është që t’ia dalin që 85% e shqiptarëve, të cilët refuzuan Ramën ta bindin për të votuar opozitën.

Gjithashtu duke zbuluar detaje nga plani i opozitës, ajo tha se do të bindin edhe ambasadorët se realiteti nuk është ai që iu hedh si hi syve Edi Rama.

“Mos harroni një gjë para vendosjes së djegies mandateve të LSI-së dhe opozitës në total çdo aksion opozitar ishte një proces që ecte me ngadalësi, ndoshta edhe prej dekonspirimit dhe emocioneve tona në drejtimin e popullit. Ajo çfarë kemi kuptuar hapat që ka ndjekur opozita kanë qenë të kujdesshme dhe pak konspirative. Ne kemi një strategji që do e ndjekim hap pas hapi. Sot strategjia jonë nuk është 13 tetori se do edhe 3 muaj. Sot strategjia jonë është për të kuptuar se kush është Edi Rama te disa ndërkombëtarë që o janë shurdh, o memec ose qorra. Ne deri në 13 tetor do tu japim atyre dritën e syve dhe zërin e arsyes”, tha kryetarja e LSI.

Ndërkohë për socialistët ajo tha se po i bëjnë dëm të madh vetes që mbajnë Ramën kryetar dhe kryeministër.

“Unë them shumë mirë le të vazhdojnë se sa më shumë të mbajnë Edi Ramën ata, më shumë më  shtohen radhët mua nga socialistët e pakënaqur, se Edi Rama sot po punon për 5 oligarkë, për 5 njerëz”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat