Shqipëria më e goditura në rajon nga ngjarjet klimaterike, 7 persona vdiqën

Shqipëria

Shqipëria më e goditura në rajon nga ngjarjet klimaterike, 7 persona vdiqën

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

7 persona vdiqën në Shqipëri për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit midis 1998 dhe 2017; numri mesatar i vdekjeve në vit ishte 1.85. Në të njëjtën periudhë, Shqipëria renditet e 137 në botë për rrezikun global nga ngjarjet klimatike, më e  rrezikuara në rajon. Ndërsa, humbjet monetare për këtë periudhë përllogariten rreth 32 mld dollarë.

Këto të dhëna, të publikuara në raportin më të fundit global për Riskun e Klimës 2019, studim i përvitshëm i Global Watch.

Në raport, numri i të humburve në fatkeqësi ka qenë më rënie nga një vit më parë, ndërsa humbjet financiare janë më të mëdha.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria vetëm për vitin 2017, viti i fundit i analizës, është renditur në vendin e 78 dhe ndodhet në një pozicion më pak të favorshëm, Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova ndodhen në vendin e 108, pra kanë qenë më pak të prekura nga ngjarjet klimatike ekstreme. 

Duke u bazuar në raportin e vitit 2019 të German Watch “Global Climate Risk Indeks”, vendet dhe territoret e prekura më së shumti në vitin 2017 ishin Porto Riko, Sri Lanka si dhe Republika Dominikane. Për periudhën 1998 – 2017 Porto Riko, Hondurasi dhe Mianmar janë më të rrezikuarat. 

Rreziku global i klimës, hulumtim i përvitshëm nga Global Watch, është një analizë e bazuar që vendos në dispozicion të dhëna të besueshme për ndikimet e motit ekstrem dhe të dhëna socio-ekonomike të lidhura me to.

Indeksi i rrezikut të klimës German Watch 2019 është publikimi i 14-të i këtij institucioni. Qëllimi i tij është të tekstualizojë diskutimet e vazhdueshme të politikave klimatike, sidomos ndërkombëtare, negociatat për klimën -me ndikime në botën reale gjatë vitin e kaluar dhe 20 vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat